Marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore, botohet në fletoren zyrtare

Dy javë pasi u miratua në Parlamentin e Shqipërisë, dhe 4 ditë pasi mori edhe firmën e Presidentit Ilir Meta, sot është botuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja politike e 5 qershorit, që solli ndryshime të dakordësuara mes të gjitha palëve në Kodin Zgjedhor. Marrëveshja, e kthyer tashmë në ligj, pritet të hyjë në fuqi më 19 gusht, pra 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare. 12 pikat e dakordësuara mbrëmjen e 5 Qershorit, u përkthyen në nene të Kodit Elektoral për të përmirësuar procesin zgjedhor. Hyrja në fuqi e këtij ligji do të sjellë edhe nisjen e procedurave për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje dhe krijimin e KQZ së re, anëtarët e së cilës, sipas marrëveshjes, do të zgjidhen nga një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje