Frrok Çupi, një militant diktatorësh!

Nga Taulant Kopliku

Kur Frrok Çupi bente gazetari, rradha e qumeshtit niste ne 1 pas mesnate dhe nje ne tre shqiptare spiunonte dy te tjeret. Frroku shkruante per sigurimin e bukes ne vend.
Me pas Frrok Çupi vazhdoi te bente gazetari kur dy ne tre shqiptare therrisnin “Liri Demokraci”. Natyrisht Frroku kaloi nga ata dy qe therrisnin.
Me pas Frrok Çupi vazhdoi te bente gazetari, dhe bashke me Zenepen e radhes dhane nje dore ne djegien e Shqiperise. U shperblye me nje cope ATSH.
Me pas Frrok Çupi kaloi nje periudhe te veshtire emocionale qe u reflektua te boshti i tij ideologjik. Per vite me radhe ulej ne poltronat e studiove vere majtas e here djathtas. Nga artikulimi i tij mbaj mend vetem “motren e Eduart Zaloshnjes”.
Sot pas shume kohesh lexova serish Frrokun e dikurshem. Atakues, cinik, seksist, deri ne ligesi.
Lexova sot nje gazetar qe nxjerr biseda tavolinash dhe i “perkthen” me nje perversitet te neveritshem.
Sidoqofte kjo eshte me e pakta qe di dhe mund te beje.
Ne ’97 i “fuste duart” shkrimeve me ere gjaku qe i vinin nga Vlora. Dhe rezultati dihet.