Emrat e 7 personave që iu dërguar formulari i deklarimit të pasurisë nga OFL

Shtatë persona të dënuar për krime të ndryshme kanë rënë në ‘rrjetën’ e OFL-së këtë të martë. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Faktor.al mëson se ata janë: Alket Rushiti, Laert Haxhiu, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi dhe Nikollaq Sina.

Veprat për të cilat ata akuzohen janë nga trafiku i drogës, tek vrasje e trafik femrash për prostitucion.