Zgjidhet kryetari i ri i PD në Krujë. Një personalitet krutan

U zhvillua sot mbledhja e Kryesise se Degës PD Kruje, ku u diskutua për udhëzimin nr.20 të Partisë Demokratike në lidhje me propozimin e kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie.
Kjo mbledhje filloi me një minutë heshtje në nderim të Z. Reshit Merlika për kontributin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhur në krye të Partisë Demokratike Dega Kruje.
Në këtë mbledhje u shpall dhe vendimi për emërimin në krye të Partisë Demokratike Dega Kruje të Z. Sabah Sheta, për të cilin e gjithë kryesia e degës ishte dakort.