Sot u inagurua ura e re Xhenovës që ra dy vite më parë me 43 viktima, mes tyre këto dy yje shqiptare

Nga Alba Kepi

Sot ne Genova inaugurohet ura e re “Genova San Giorgio” aty ku 2 vite u shemb Ura Morandi. 43 persona mbeten viktime e mes tyre dy te rinj shqiptare Marjus e Edi, 22 e 28 vjec. Tragjedia ndodhi paradite e 14 gushtit 2018, ora 11.36. Oret pas saj qene te tmerrshme. Ne kohe reale fillimisht mesova se ndoshta kishte nje te ri shqiptar mes viktimave, ishte Marjusi. Kujtoj telefonatat e gjata deri ne te gdhire me prefekturen, me spitalin e me nje zonje te mire ne nje nga pavionet, qe me veshtiresi me bente spelling e mbiemrit te te riut shqiptar. Me pas mesova dhe emrin e Edit. Udhetonin bashke mbi ure e po nisnin nje dite pune. Ne respekt te etikes informative prita qe emrat e percjelle nga une, ti jepnin me pare autoritetet shqiptare. Ishte gjeja me humane e me e drejte qe duhet te beja. E risjell kete moment te trishte pasi jo te gjithe kane aftesine te presin. Vetekenaqesia e nje like-u ka humbur respektin ndaj jetes e dhunon deri ne shpirt dhe me fafkeqesine. Sot ne ceremonine e inaugurimit te ures se re familjaret e viktimave vendosen te mos marrin pjese. “Nuk ka sot asgje per te festuar e ky nuk eshte as vendi as momenti yne” deklarojne ata me nje leter te hapur.