Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën bilancin e punës 6 mujore: Hetime për 6 magjistratë

1339 ankesa ndaj magjistrateve jane depozituar nga shkurti deri ne korrik te 2020 prane Inspektorit te Larte te Drejtesise.

Edhe pse puna eshte ngadalesuar per shkak te pandemise, nga kjo seri ankesash gjate ketyre 6 muajve jane gati per shqyrtim 1275 prej tyre.

Deri tani nga Inspektori i Larte i Drejtesise jane miratuar 6 vendime per nisjen e hetimeve ndaj magjistrateve dhe ka nisur procedimi disiplinor per dy prej tyre.

Inspektoriati i Drejtesise ne bilancin 6 mujor thekson verifikimet dhe hetimet jane vonuar per shkak te mungeses se infrastruktures gjate pandemise, e po ashtu edhe te mungeses se burimeve njerezore.

Ne raport thuhet se pezullimi i veprimtarise se gjykatave dhe institucioneve te tjera shteterore ka ndikuar ne vonesen e ushtrimit te detyrave nga Inspektoriati i Larte i Drejtesise