Zëdhënësja e KE, Pisonero: Keqardhje që nuk iu kushtua më tepër kohë

Zëdhënësja e KE, Ana Pisonero, deklaroi se Komisioni ndihet “i keqardhur që nuk iu kushtua më shumë kohë për fazën përgatitore të këtij procesi” dhe se “është thelbësore që amendamentet në Kodin Zgjedhor të diskutohen në Këshillin Politik”. Komentin ajo e ndau edhe në Twitter.

“Ne njohim miratimin e disa prej ndryshimeve kushtetuese nga parlamenti shqiptar në lidhje me sistemin zgjedhor, por ndjejmë keqardhje që nuk u dedikua më shumë kohë në fazën përgatitore të këtij procesi për të gjetur kompromis midis partive në kuadër të mbledhjeve të Këshillit Politik”, shkruan Pisonero.“Amendamentet e Kodit Zgjedhor, të miratuara nga parlamenti më 23 korrik për të implementuar marrëveshjen e 5 qershorit sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli për vendosjen e hapjes së negociatave në mars”, rikujtoi Pisonero, teksa shtoi se tashmë është “thelbësore” që amendamentet “në veçanti listat e hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore të diskutohen me të gjithë faktorët politik në Këshillin Politik nëpërmjet bashkëpunimit dhe të jenë gjithëpërfshirëse përpara se të votohen në parlament.”