SPAK tallet me reformën në Drejtësi. Pas 18 muajsh hetime, 2 fletarreste për të vdekur, kupton se nuk e ka kompetencë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka shpallur mokompetencë për dosjen “339” lidhur me hetimet për krimin zgjedhor.

Hetimet për komisionerët zgjedhor do të transferohen në Prokurorinë e Rrethit Durrës.
spak

Ndërkohë për 19 komisonerët vijon të jetë në fuqi masa e dhënë më para nga Gjykata e Durrësit, ku 10 prej tyre janë lënë në “Arrest me burg”, 7 “Arrest në shtëpi” dhe 3 “Detyrim paraqitje”.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi 21 urdhër-arreste dy ditë më parë për dosjen 339, por numri u reduktua në 19, pasi dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit