Rrjeti amerikan Bloomberg: Rama ndryshon Kushtetutën kundër rekomandimeve të BE

By Gordana Filipovic and Jasmina Kuzmanovic

Partia qeverisëse votoi ndryshimet në rregullat e votimit përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, duke shkelur rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe duke komplikuar potencialisht shanset e vendit për të filluar
së shpejti bisedimet e pranimit.
Ligjvënësit e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama mbështetën ndryshimet në kushtetutë që ndalojnë koalicionet parazgjedhore.
Ndryshimi parandalon që partitë më të vogla të bashkojnë forcat për të bërë fushatë së bashku, gjë që dëmton shanset e tyre për të kandiduar kundër socialistëve dominues.

Grupet kryesore të opozitës në vend kanë bojkotuar parlamentin që nga viti 2019.
“Askush nuk e ka këtë sistem të koalicioneve parazgjedhore dhe ne do ta fshijmë atë,” tha Rama në parlament para votimit.

Ndryshimi i Kushtetutës vjen pas lavdërimeve nga Sh.B.A dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në fillim të këtij muaji për partitë qeverisëse dhe të opozitës në Shqipëri që paralajmëruan një marrëveshje mbi reformën zgjedhore.

Çështja është e rëndësidhme sepse është në një listë me 15 kërkesa që vendi duhet të përmbushë për të filluar bisedimet e pranimit me BE.

“Arsyeja e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore është 100% politik,” tha Afrim Krasniqi, kreu i Institutit për Studime Politike në Tiranë.
“Një koalicion i madh i opozitës mund të kërcënojë seriozisht mandatin e Ramës në zgjedhjet e vitit 2021, kështu që përmes nismës, Rama synon ta ndalojë atë.”