Rama ndryshoi kushtetutën sipas qejfit, Soreca lan gojën: Keqardhje!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca duke komentuar ndryshimin e njëanshmën të kushtetutës nga Edi Rama, është shprehur se i vjen keq, që nuk u la më shumë kohë për të arritur konsensusin politik.

Deklarata e ambasadorit Luigi Soreca:

Ndërsa njohim miratimin nga Parlamenti Shqiptar të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk iu la mjaftueshëm kohë gjatë fazës përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në kuadrin e Këshillit Politik.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik, për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, e kanë përmbushur kushtin e përcaktuar nga Këshilli kur vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit në mars.

Tani është thelbësore që ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, me referencë të veçantë te listat e hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë, në Këshillin Politik, në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen në Parlament’, është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.