Rama i dha një goditje ndërkombëtarëve dhe një shans opozitës. Populli duhet të mbështesë opozitën

Redaksionale

Edi Rama nuk u kënaq sot duke votuar ndryshimet kushtetuee në kundërshti me udhëzimet e faktorit ndërkombëtar. Ai dëshironte që të poshtëronte në maksimum ambasadoren e SHbA dhe atë të BE. Gjuha e tij ishte e qartë dhe kuptimplotë për të fyer në çdo aspekt qendrimet e tyre, arroganca parlamentare e Ramës ishte një sprovë e guximshme për të poshtëruar në nivele të padëgjuara faktorin ndërkombëtar.

Natyrisht, besojmë se Rama e ka të kalkuluar këtë sjellje pasi ai me gjasë do të rendë më pas të dërgojë mesazhe me nënkuptime të tjera karshi diplomatëve apo shefave të tyre. Por, shtegu që ai ka hapur dhe ka lënë të rrjedhë uji lirshëm duhet të fusë në mendime shqiptarët dhe mbi të gjitha suflerët ndërkombëtarë që i janë gjendur në krah.

Guximi sovranist i Ramës është në fakt varka me të cilën ai do të lundrojë në rrjedhën e re për të izoluar Shqipërinë nga një presion ndërkombëtar. Ashtu butë dhe me të mira apo herë me goditje, Rama do të distancohet nga SHBa dhe BE duke u rershtuar në një qasje të ndërmjetme por njëkohësisht duke i izoluar apo prerë lidhjet e tyre me Shqipërinë. Rreziku është pikërisht këtu!

Të gjithë jemi të bindur që Rama mund të dakordësonte me Opozitën e Bashkuar ndryshimet kushtetuese, madje mund të toleronte nga pak tek koalicionet. Por kokëfortësia e tij, arroganca e këmbëngulja erdhën për t’i treguar më shumë ndërkombëtarëve dhe suflerëve të tij se ai nuk pyet as për ato. Ky mesazh erdhi dhe për ambasadoren Kim që në deklaratat e saj ka qenë më shumë e balancuar se çduhet karshi Ramës dhe veprimeve të tij.

Shqipëria 30 vjet pas rënies së diktturës moniste po kalon momente të vështira. Rama dhe gjithë enturazhi i tij mafioz dhe politik tanimë po ecin me vrull drejt një diktature të frikshme dhe për të cilën Europa nuk do dëgjojë. Kështjella prej rëre që ndërkombëtarët kishin ngritur, njeriu që ato kanë mbështetur ia rëzoi duke i përbuzur publikisht dhe ndërkombëtarisht. Nuk do qe habi që Rama të merrte mesazhe pozitive nga autokratët e Rusisë apo Kinës. Por as ato nuk do të urojnë Ramën, pasi mendojnë se ai nuk është realisht një autokrat. Me gjasë edhe ato mund të mendojnë që Rama është një kukull e krijuar nga suflerë ndërkombëtarë që tanimë të dëshpëruar nuk dinë më ç’të bëjnë.

Në këto kushte zgjidhje është mbështetja e pakompromistë e opozitës. E vetmja forcë që mund të rëzojë Ramën madje mbështetja e opozitës edhe nëse suflerët ndërkombëtarë që shërbejnë si paterica për Ramën do të dalin kundër saj.