Përkthyesi i Ramiz Alisë i hedh hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve me ndryshimet Kushtetuese

Mediat e huaja dhe faktori ndërkombëtar kanë theksuar se ndryshimet kushtetuese minojnë mundësinë për hapjen e negociatave, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi, ka bërë një koment skandaloz.

Teksa agjencia e madhe ndërkombëtare, Bloomberg shkruan se Edi Rama shpërfilli BE-në, Zef Mazi shkruan se ndryshimet kushtetuese ishin një përmbushje e kërkesës së Këshilli Europian ka bërë në mars.

Se ku e ka parë apo lexuar Mazi këtë, nuk dihet pasi është shpikje e tij. Ndërkohë në mars, BE dhe veçanërisht Gjermania, kanë kërkuar që të miratohet Reforma Zgjedhore sa më shpejt, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

“Ky miratim është një hap tjetër përpara, një afrim i mëtejshëm i vendit me BE, ai është përmbushje e një kërkese tjetër që Këshilli Evropian bëri në mars të këtij viti,” shkruan Mazi.

Se si mund të afrohet vendi me BE-në, duke u bërë njësoj si Rusia që ndryshon në mënyrë antiligjore dhe të njëanshme Kushtetutën në kohë pandemie, këtë vetëm Mazi mund ta kuptojë.

Nga ana tjetër, New York Times shkruante se Reforma Zgjedhore konsensuale është kusht i BE, kurse çdo deklaratë e Brukselit është e kundërta e asaj që mendon dhe shkruan Mazi, që komprometon kështu rëndë postin që ka marrë përsipër.

Hapja e negociatave me BE-në është bërë jo vetëm më e largët pas këtij hapi, por dyert e unionit janë mbyllur. Këtë e di çdokush me dy njohuri për procesin e integrimit, por bën sikur nuk e di kryenegociatori, që po sillet si kryeshërbëtor i Edi Ramës.