PD: Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Nesër qendrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi përmes një komunikimi deklaroi se “Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”.