Basha takon aleatët në seli. Ja çfarë po ndodh

Teksa në Kuvend do të miratohen ndryshimet kushtetuese pa dakordësinë me opozitën jashtë parlamentit, lideri i PD-së Lulzim Basha do të takojë aleatët e tij.

Takimi me aleatët do të mbahet në orën 12:30. Ky takim do të mbahet në selinë e PD-së.

Pas takimit, Basha do ketë një komunikim me mediat.