Komploti kundër shtetit shqiptar!

Po i bëjnë komplot shtetit shqiptar. Ndryshojnë kushtetutën pa parlament legjitim, kapin drejtësinë, anulojnë zgjedhjet, instalojnë diktaturën. Askush nuk shqetësohet. I kanë vu në gjumë me vaksinë propagandistike.
Diktatura është biznes me leverdi. Pse? Sepse vjedh, jep konçesione ku buxheti paguan për pesë shokë të qeverisë, shpronëson pronarë në emër të “interesit publik” për projekte private. Dhunon njerëz, tërheq zvarrë shitës, shan popullin dhe ska polici të të arrestojë, ska prokurori të të procedojë, ska gjykatë të të dënojë, madje nuk ka as organizata të shoqërisë civile që shqetësohen, pasi diktatura shoqërinë civile e ka me vete, në pushtet. Prandaj diktatura është biznes me leverdi për ta. U intereson, sepse i pasuron. Për të mos harruar; edhe ata të cilët shiheshin si garantë të stabilitetit, ndërkombëtarët pra, sot po heshtin. Prej tyre pritej një aksion energjik, meqenëse vetë ata, shpesh, kanë deklaruar se shqetësohen për popullin shqiptar, se mbajnë anën e popullit, kundër pushtetarëve. Priteshin deklerata mbi ndryshimet e dhunshme dhe kriminale të kushtetutës.
Mirëpo edhe ata po heshtin. Komploti kundër shtetit shqiptar ka qenë dhe mbetet synim i armiqëve të Shqipërisë. Ata kanë synuar ta kapin shtetin, të instalojnë në shtet një klikë kriminale dhe tradhëtare e kësisoji ta degdisin Shqipërinë pa ekonomi, pa institucione kushtetuese, pa institucione politike, financiare e kulturore. Ta degdisin popullin shqiptar në turmë njerëzish pa të drejta njerëzore. Në mënyrë që Shqipëria të mos ekzistojë si aktor politik por të jetë një fushë e lirë për organizatat kriminale. Edi Rama është lojtari i cili po realizon ketë komplot. Prandaj ai duhet ndaluar e duhet ndëshkuar.