FOTO| Leon Trocki, raportoi masakrat serbe ndaj Shqiptarëve. Enver Hoxha e sulmoi për llogari të Beogradit

Armand Plaka, Studiues

Foto qe po postoj eshte nje foto nga shume syresh marre nga nje burim rus. Eshte Lev Trockij, ose Leon Trocki ne vitin 1920 ne Rijazan, ne nje kurs per komisaret e kuq gjate viteve te Luftes Civile dhe permbylljes se fazave fundore te Revolucionit Bolshevik ne Rusi.

Edhe ne rastin e tij shqiptaret gabuan duke mbajtur edhe sot e kesaj dite ne mendje imazhin qe percillte per te PPSH dhe Enver Hoxha.

Sigurisht se ai ishte ne bindjet e veta, perpos fatit te hidhur dhe fundit tragjik, ndoshta edhe me i ashper se Stalini, sidomos ne fazat e mbjelljes se Revolucionit, ne krah te Leninit.

Por kjo nuk perben megjithate kutin me te cilin duhet te matet, te pakten per shqiptaret, kontributi i tij.

Ne vitet 1912-1913, ai ishte prezent si korrespondent i shtypit ruso-ukrainas ne territorin e masakrave serbe ndaj popullsise shqiptare gjate Lufterave Ballkanike dhe me vertetesi percolli per publikun detaje nga ato ngjarje tragjike per kombin shqiptar.

Vetem nisur nga ky fakt, kontributi i tij duhet vleresuar dhe njohur si duhet, duke zbritur ne plan te dyte veprimtarine e tij si militant e organizator ( ne fakt shume i spikatur, me cilesi shume te vecanta, por edhe si nje filozof e mendimtar i rralle) bolshevik e aq me teper divergjencat qe kishte me Stalinin, cka i moren si rezultat edhe jeten ne ekzil vite pas debimit qe ky i fundit i pati bere nga ish-BRSS.