ITALI| Humb jetën shqiptarja pas aksidentit tragjik. Emri

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 12:30 në unazën e Vignolas në Itali, ku fatkeqësisht humbi jetën një shqiptare.

Sipas medias italiane, Violeta Caka, 47 vjeç banonte në Marano të Napolit, e cila po udhëtonte me një makinë e po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Në atë moment, një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi, duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt, duke u goditur nga një Fiat Punto.

Në aksidentin me tre makina, njëra prej tyre u nda në dy pjesë. Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë