Institucione të papërgjegjshme !

Nga Entela Kasi

Shteti përbëhet nga institucionet, mos përgjegjësia e tyre është shkaku!

Në një shtet funksional, ku institucionet janë të përgjegjshme, do të kishim garanci për jetën dhe vlerat e dinjitetit njerëzor.

Me pak fjalë, përdhunimi i fëmijëve ( minorenëve) nuk do të na ndodhte në sytë e institucioneve të edukimit, përfshirë të gjitha hallkat.
Ministria përgjegjëse, përveç kreut, ka një drejtori të arsimit parauniversitar, po ashtu zv/ ministra përkatës.
Drejtoritë rajonale të arsimit, janë një tjetër hallkë e rëndësishme, po aq sa shërbimi i punonjësve socialë- psikologëve të cilët gjenden në shërbimet arsimore.
Në institucionet arsimore është dhe shërbimi i policisë, për garancinë e funksionimit të sigurisë.
Çfarë ndodhi?
Pas heshtjes të komunitetit në periferi të Tiranës, ku lajmin e tmerrshëm të përdhunimit të minorenes e morrëm nga mediat, pamë ekranet televizive të bënin emisione ekskluzive të një historie kriminale, pa u kujdesur aspak për të ruajtur sado pak identitetin e një fëmije të përçudnuar dhe familjen e saj.

Në tërë këtë histori, kreu i Ministrisë përgjegjëse u mjaftua me pezullimin e një drejtori.
Janë thirrur protesta, ( hipokrizi kjo), ndërsa e vërteta është kaq e hidhur! Insitucione të papërgjegjshme!