Kush do ta hajë golin?

Në një ndeshje pa tifozë në ambasadën amerikane në Tiranë diçka misterioze ka ndodhur. Nuk dihet kush e ka ngrënë golin dhe aq më pak sesa është ndeshja.

Përmes një deklarate arbitrat, kryesori Kim e anësorë Soreca e Duncam morëm si lajm se topi qenka nën këmbët e Luli Basha, alias Lulzim Basha, kreu i opozitës.

E deleguara e presidentit Trump Tiranë tha se topi dhe e ardhmja është në dorën e tij.

Vetë kreu i opozitës doli vetëtimë për të thënë se është bërë progres në rregullat e lojës, por mungonte diçka për të mbyllur ndeshjen pa tifozë.

Me gjasë nuk la dakordësi për qeverinë kujdestare. Një qeveri pa Edi Ramën dhe çunat e tij problematikë në shtet e krim të organizuar.

Edi Rama ka lëshuar gjasme ca rregulla loje sepse në 22 vite në politikë asnjëherë nuk ka luajtur sipas rregullave. Ai ka alergji ka rregullat, ligji e rendi. Shikoni shtetin që ka ndërtuar për të kuptuar çfarë ka lëshuar Edi Rama në tavolinën e ambasadës.

Bashës nuk i duhet një fitore e rregullave, as “miqësia” e ambasadores së SHBA. Është e njohur praktika e diplomacisë amerikane për miqësinë me postin që mban dhe jo njeriun që e mban postin.

Shqipëria nuk çalon prej kodin zgjedhor por prej helmit që krimi, korrupsioni e narkotrafiku hedhin çdo ditë në vend për të mbajtur pushtetin.