Basha: Është bërë progres, ka mbetur vetëm një çështje. Opozita do bëjë gjithçka për votën e lirë

Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim sa i takon marrëveshjes për reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një dalje të shkurtër për mediat, Basha theksoi se është bërë progres dhe procesi është drejt dakordësisë për administrim zgjedhor.

“Është bërë progres, drejt dakordësisë për administrim zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptarët që opozita do bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.”, tha Basha.