Koronavirusi gjatë dhe pas shtatëzanisë. Ja çfarë duhet të dini

Pandemia e koronavirusit po e vë nën presion të fortë sistemin shëndetësor shqiptar, i cili përveç që duhet të merret me dhjetëra shtrime në spital për COVID-19 duhet të garantojë edhe shërbime të tjera thelbësore të ndihmës, siç është përkujdesja ndaj shtatëzënive.
Prania e kaq shumë rasteve pozitive në qytete të ndryshme ka bërë të nevojshme marrjen e masave paraprake në spitale për të mbrojtur gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre, duke zvogëluar gjithashtu rrezikun e transmetimit të koronavirusit tek foshnjat e porsalindura edhe nëse nëna e tyre është infektuar.

Kërkim shkencor
Deri më tani, nuk ka shumë studime shkencore mbi shtatzënitë dhe COVID-19.
Një hulumtim i kryer në Kinë, aty ku epidemia filloi në fund të vitit 2019, nuk zbuloi praninë e koronavirusit (SARS-CoV-2) në gjakun e kordonit kërthizor, në lëngun amniotik dhe në qumështin e gjirit. Për më tepër, nuk ka asnjë provë në lidhje me transferimin e koronavirusit nga nëna tek fetusi gjatë shtatëzanisë: infeksioni duket se ndodh pas lindjes, pas kontaktit midis nënës dhe fëmijës.

COVID19 dhe shtatzania

Gratë shtatzëna janë të mbrojtura. Kanë një  imunitet karshi sëmundjeve dhe viruseve të ndryshëm, por në rrethana të caktuara kur shtatzanisë i bashkangjiten dhe sëmundje të tjera, si hipertensioni,  diabeti, sëmundjet pulmonare të mëparshme, probleme të mosfunksionimit të mëlçisë, veshkës apo zemrës, atëherë këto gra janë pak më të rrezikuara.
Gratë shtatzëna që shfaqin simptoma të dyshimta për një COVID-19 mund të këshillohen me mjekun e tyre gjinekolog, i cili më pas mund të rekomandojë një vizitë në një spital.
Spitali duhet të jetë e pajisur për të garantuar një vend të izoluar nga pjesa tjetër e strukturës, ku personeli mund të punojë në kushte të sigurta me të gjitha mbrojtjet individuale të rastit.
Për të konstatuar praninë aktuale të koronavirusit, gruas shtatzënë i nënshtrohet një testi të pështymës dhe mukusit përmes një tamponi nazofaringeal e cila më pas testohet në laboratorin mikrobiologjik tek Spitali Infektiv.
Procedura e parashikuar është nëse pacienti tregon vështirësi në frymëmarrje dhe vjen nga një zonë ku dihet prania e koronavirusit, ose nëse ajo ka qenë në kontakt të ngushtë me raste të caktuara ose të dyshuara të COVID-19 në dy javë paraardhëse.

Lindja
Sipas informacioneve të mbledhur deri më tani nga spitalet dhe disa studime shkencore të disponueshme në lidhje me këtë temë, nuk ka arsye për të besuar se ndërhyrja çezariane është e preferueshme ndaj lindjes vaginale.

Nëse nëna është testuar pozitive, atëherë i kërkohet një mostër e placentës dhe ruajtja e shtojcave të fetusit (membranat ovulare, placenta, kordoni i kërthizës dhe lëngu amniotik) për çdo analizë të mëvonshme. I porsalinduri gjithashtu duhet t’i nënshtrohet menjëherë një tamponi nazofaringeal për të siguruar që është negativ pas lindjes.

Marrëdhënia nënë-foshnje
Marrëdhënia midis nënës dhe të porsalindurit në ditët e para pas lindjes së fëmijës është shumë e rëndësishme, dhe për këtë arsye Klinika Genesis këshillon që të kenë “një përkujdesje e përbashkët e nënës dhe të porsalindurit, në mënyrë që të lehtësojë ndërveprimin dhe fillimin e ushqyerjes me gji“.

Në rast se nëna ka simptoma të lehta të sëmundjes, operatorët mund të menaxhojnë nënën dhe fëmijën së bashku në të njëjtën dhomë. Ata do të duhet të sigurohen që nëna i respekton indikacionet për të minimizuar rrezikun e infektimit të fëmijës: larja e shpeshtë e duarve, veshja e një maskë kirurgjikale kur ushqeheni me gji. Në fakt nuk ka asnjë provë mbi mundësinë që koronavirusi të jetë i pranishëm në qumështin e gjirit.

Bebet pozitive
Koronavirusi shkakton simptoma serioze sidomos te njerëzit e moshuar, shpesh me probleme të mëparshme shëndetësore, ndërsa nuk duket të jetë veçanërisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël.Deri më tani, rastet e raportuara të simptomave të rënda tek fëmijët kanë qenë jashtëzakonisht të rralla.

Për më shumë informacione, kontaktoni klinikën Genesis dhe dr. Hysnie Aliko: