Koronavirusi dhe shtatzënia: çfarë duhet të dini

Si reagojnë gratë shtatzëna ndaj koronavirusit?

Cilat janë rreziqet për fetuset dhe foshnjat?

Shkencëtarët e kanë pyetur veten që nga shpërthimi i epidemisë në Kinë. Të dhënat e paktat të mbërritura deri më tani tregojnë se ka vend për një optimizëm të kujdesshëm, por pacientët e studiuar janë akoma pak, dhe është shumë herët për t’u përgjigjur me siguri.

Rekomandohet që gruaja shtatzënë të vazhdojë një jetë normale – prandaj edhe duke frekuentuar vendet e mbushura me njerëz për pak minuta- të veshë një maskë një përdorimshe dhe të lajë duart shpesh. Duart duhet të lahen ose me xhel ose me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 60 sekonda. Të shmangë personat që kanë simptoma gripi. Për gratë shtatzëna sipas rekomandimeve të ISHP vlejnë këshillat e higjenës për të gjithë.

NUK JANË TË EKSPOZUAR MË SHUMË SE TË TJERËT: Ndryshe nga sa është vërejtur me pandeminë e gripit të shkaktuar nga virusi H1N1 në 2009, gratë shtatzëna nuk duken më në rrezik të shfaqjes së simptomave të rënda në rast të infeksionit koronavirus.

Sipas një analize të 147 pacientëve shtatzënë të raportuar nga OBSH, vetëm 8% raportuan forma të rëndësishme të sëmundjes dhe vetëm 1% përfunduan në gjendje kritike.
Edhe pse është shumë herët për të përjashtuar plotësisht këtë mundësi, aktualisht nuk ka asnjë dëshmi të transmetimit vertikal të sëmundjes nga COVID-19 te fetusi.
Një studim i 9 grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre të botuar në Lancet bëri të qartë se foshnjat e porsalindura (të cilët dolën në dritë me prerje cezariane për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit) ishin të shëndetshëm dhe pa gjurmë të SARS-CoV-2 në gjak, në fyti, kordoni i kërthizës dhe lëngu amniotik.

DISTANCA E SIGURISË. Studimi nuk gjeti gjurmë të koronavirusit në qumështin e gjirit, por mostra e pacientëve të studiuar është ende shumë e vogël. Në botimet e tjera mbi fëmijët e infektuar me COVID-19, të vegjëlit u testuan disa orë pas lindjes, kur ata kishin kaluar kohë në kontakt të ngushtë me nënën e tyre.Kjo sugjeron që transmetimi ka ndodhur përmes rrugës së frymëmarrjes pas lindjes së fëmijëve, të kryer pa masa paraprake të veçanta, ndoshta sepse nënat ende nuk kishin marrë një diagnozë të infeksionit.Për këtë arsye, diagnoza në kohë është e rëndësishme, aq më tepër për gratë në pritje.

Tani për tani, studimet shkencore mbi COVID-19 dhe shtatzëninë duket se na sigurojnë, por nëse numri më i lartë i pacientëve të studiuar sugjerojnë një rrezik të rritur, atëherë gratë në pritje mund të bëhen ndër të parat që përfitojnë nga një vaksinë kur do ta kemi në dispozicion.

Për më shumë informacione, kontaktoni klinikën Genesis dhe dr. Hysnie Aliko: