Si të trajtoni gripin dhe ftojhen gjatë Shtatzanisë. Gjërat kryesore

Gjatë shtatzënisë sistemi i imunitetit është më i dobët se zakonisht, gjë e cila ju bën më të prirë të sëmureni nga gripi. Kjo vjen sepse imuniteti juaj më së shumti është “i angazhuar” për të mbrojtur fëmijën. Por kjo nuk do të thotë se gripi do të jetë më i keq se zakonisht vetëm se jeni shtatzënë. Është e vërtetë se nuk mund t’i përdorni disa medikamente të caktuara, por ka shumë mënyra tjera përmes së cilave i lehtësoni dhimbjet. Kontrollojeni temperaturën e trupit dy herë në ditë kur jeni e sëmurë për t’u siguruar se nuk është shumë e lartë.

Si ta kuptoni a është grip apo keni ethe?

Me grip do të keni fyt të tharë, hundë të bllokuar, teshtima dhe koll. Gjithashtu mund të përjetoni dhimbje të kokë. Por ethet vijnë më shpejt, shkaktojnë dhimbje të muskujve, djersë, dhimbje të kokës dhe ju bëjnë të ndiheni tejet e lidhur.

Nëse nuk jeni e sigurt se cilën e keni, kontaktojeni menjëherë doktorin sepse kjo mund të jetë e dëmshme gjatë shtatzënisë. Një nga specialistet më të mira për shtatzaninë është dr. Hysnie Aliku, të cilën mund ta gjeni në klinikën Genesis, tek 21 në Tiranë.


Çfarë medikamente duhet të përdorni?

Është e këshillueshme t’i shmangni të gjitha medikamentet në 12 javët e para të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe, këto barna mund t’i përdorni, pas këshillës me mjekun tuaj:

– Doza të vogla të paracetomolit

– Ilaçet natyrale

Ndërsa këto nuk duhet t’i përdorni:

– Ibuprofenin

– Aspirinën

– Hapat/pijet për shërimin e gripit

– Antihistaminet.

Hundët e zëna

Bllokimi i hundës është një dukuri e zakonshme në shtatzëni, sepse hormonet mund të shkaktojnë akumulimin e lëngjeve në mukozë. Në rast të sinusit, do të përjetoni dhimbje në zonën e hundës dhe rreth syve. Edhe pse për ju do të jetë shumë e vështirë, të jeni të sigurta që foshnja nuk do të vërë re se  po ndodh diçka e pazakontë, shkruan blogu biosave.al

Provoni këtë…

Mbushni një enë të thellë me ujë të nxehtë, mbuloni kokën me një peshqir dhe mbajeni mbi të për të thithur avull. Thithja është një nga metodat më efektive për zhbllokimin e sinuseve.
* Spërkatni jastëkun me vaj eukalipt për të marrë frymë më lehtë gjatë natës.

Dhimbje stomaku

Problemet  përkohshme të stomakut nuk do të ndikojnë negativisht tek foshnja, por nëse shoqërohen me temperaturë të lartë ose me dhimbje të forta, është mirë që të kontaktoni mjekun tuaj. Ndonjëherë ndodh që diarrea, e cila ndodh në fund të shtatzënisë, në të vërtetë nënkupton fillimin e lindjes.
Provoni këtë…

* Pini shumë çaj për të parandaluar dehidratimin e organizmit.
* Hani vakte të pakëta.
* Nëse diarreja ose vjellja zgjat më shumë se 24 orë, kontaktoni mjekun tuaj.

Vaksina para shtatzanisë

A duhet të imunizohen gratë shtatzëna gjatë gripit sezonal? Po. Vaksinimi kundër gripit është një element thelbësor i kujdesit prenatal sepse gratë shtatzëna janë më tepër të rrezikuara për të kaluar një sëmundje të rëndë dhe vdekje nga gripi. Raportet e rasteve dhe studimet tregojnë se shtatzënia mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve të rënda mjekësore të gripit. Përveç kësaj, mbrojtja e nënës nga vaksina është e vetmja strategji efektive për të sapolindurit, sepse përdorimi i vaksinës rekomandohet vetëm kur foshnjat janë mbi 6 muaj. Gjatë cilit tremujor mund të merret vaksina e gripit? Vaksina e gripit mund të merret në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna këshillohen ta marrin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të këshillohen me gjinekologun ose ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor rreth imunizimit. Cilën vaksinë të gripit duhet të marrin gratë shtatzëna? Gratë shtatzëna duket të marrin vaksinën e inaktivuar të gripit, e cila injektohet në rrugë intramuskulare, në krahë. Çfarë përmban vaksina kundër gripit? Vaksina kundër gripit sezonal përmban pjesëza të viruseve të gripit që parashikohen të qarkullojnë gjatë sezonit të gripit. Këto grimca janë ato të cilat sistemi imunitar i trupit përdor për të prodhuar anti-trupat e nevojshëm për t’ju mbrojtur ju dhe fëmijën tuaj nga gripi. Unë jam shtatzënë, a duhet të marr vaksinën e gripit? Po. Vaksina e gripit është një mënyrë efektive dhe e sigurt për t’ju mbrojtur ju dhe fetusin nga sëmundjet e rënda dhe komplikacionet e gripit. Gratë shtatzëna dhe fetuset janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve serioze nga gripi. Vaksina e gripit e dhënë gjatë shtatzënisë ndihmon në mbrojtjen e foshnjave më të vogla se 6 muaj, të cilët janë shumë të vegjël për të marrë vaksinën e gripit dhe nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për të fituar antitrupa ndaj gripit. Vaksina ndaj gripit është aplikuar në miliona gra shtatzëna përgjatë këtyre viteve.

Për më shumë informacione, kontaktoni Klinikën Genesis.

Klinika GENESIS, e specializuar në gjinekologji ju jep mundesinë e një kontrolli të plotë analizash duke siguruar saktesi maksimale në rezultate, korrektësi dhe përgjegjshmëri nga profesionistë të fushës. Kjo për faktin se laboratori i ri, me aparaturat me të fundit bashkekohore, me ambjente sterile por njëkohesisht dhe profesionalizëm nga ana e stafit, ju siguron precizitet në rezultate, si për kryerjen e analizave rutinë; klinike, biokimike, imunologjike dhe hormonale, përpos analizave specifike gjinekologjike.