Këshilla për të rinjtë| Dr. Hysnie Aliko: Ja çfarë duhet të dinë çiftet e reja për të krijuar fëmijë

Klinika fertilitetit Genesis. Tani një mundësi edhe më e madhe per çiftet. Klinika Genesis e drejtuar nga Dr. Hysnie Aliko me përvojë italiane, që nga dita që hapi dyert për herë të parë deri më sot ka njohur arritje dhe suksese.  Stafi i Klinikës Genesis ka shënuar suksesin e radhës. Muajt Shtator-tetor-nëntoru kurorëzuan me një rezultat te jashtëzakonshëm ku, 85% e çifteve të trajtura kurorëzuan ëndrrën e tyre dhe tashmë janë në pritje të ëmbël.

Këshilla për të rinjtë.

Shumë çifte martohen gjatë verës dhe vjeshtës. Dhe dëshira e çifteve të reja është të kenë një fëmijë. Dr. Hysnie Aliko shprehet se “çiftet e reja duhet të kenë parasysh se pas 1 vite apo 1 viti e gjysëm që tentojnë të kenë një fëmijë, përshkak të disa arësyeve, atëherë duhet të konsultohen me një specialist. Sot në gjithë botën, sipas statistikave, çdo 10 çifte që martohen 8 ngelin shtatëzanë vitin e parë, ndërsa 2 çifte brenda 1 viti nuk arrijnë të krijojnë një fëmijë, për probleme të ndryshme. Një problem mund të jetë mosha e gruas. Për shembull mbi 35 vjeç, në 10 çifte 4 mbeten shtatzanë në vitin e parë. Çiftet nuk duhet të presin shumë për të krijuar fëmijë, familje.

E rëndësishme për gruan është të dijë sesi e ka ciklin: të plotë 28 ditor, më pak ose/dhe më shumë se 28 vitë, çka do të thotë që, koha më e përshtatshme për të ngjizur është mesi i ciklit, pra 3 ose 4 ditë janë optimale. Nëse cikli nis me datë 1 të një muaji të caktuar, ditët më të favorshme janë nga data 12 tek data 16.

Gruaja duhet të njohë më mire vetveten”.

Shenjat e shtazanisë:

Dr. Aliko: Shënja e parë e shtatzanisë mund të jetë, nëse cikli nuk vjen në ditët e zakonshme, të parashikuar. Por jo gjithmonë. Ekzaminimi i parë që mund të bëhet për të pare nëse ke ngelur shtatzënë quhet analiza e gjakut, BCG. Analiza më e sigurtë. Eviton ankthin, të papriturat dhe është e sigurtë.

Kujdesi i burrit

Dr. Aliko: Mashkulli duhet të evitojë të konsumojë alkol, nikotineë, drogëra,etj. Sepse duhet të ketë potencën e duhur. Kjo vlen edhe për gratë.

Kujdesi i gruas

Dr. Aliko: Nëse kupton se ka ngelur shtatzanë, gruaja duhet të ketë kujdes maksimal 3 mujorin e parë sepse aty krijon të gjitha gjymtyrët. Kujdes në marrjen e barnave/ilaçeve sepse ndikojnë direct tek fetusi. Të ketë kujdes të mos marrë viruse apo të konsumojë alkol apo cigare. Nëna ka një protokoll të caktuar që në javët e pare, duke filluar nga ekografia tek B-test, pasi gjinekologu mund të përcaktojë nëse një fëmijë ka apo jo probleme.  

Kujdes për ambientin

Dr. Aliko: Çiftet e reja duhet ti kushtojnë rëndësi ambientit ku janë, nëse dëshirojnë të ngjizin një fëmijë. Ambientet duhet të jenë higjenike, të pastra, pa ndotje akustike, që të mos kenë infeksione apo zhurma, mënyra e të ushqyerit duhet të jetë e shëndetshme.

Sezoni më i mirë për të pasur fëmijë.

Dr. Aliko: Nuk ka një sezon të caktuar. E rëndësishme është që çiftet të jenë të relaksuar. Dëshira do të bëjë mrekullinë. 

 

Për çdo informacione, kontaktet më poshtë:

Image may contain: text

 

No photo description available.