SKANDAL/KLP largon nga mbledhja prokurorin Vate Staka

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi largimin nga mbledhja të anëtarit Vate Staka.

Prokurori Staka u zgjodh në mbledhjen e kaluar si anëtar I KLP pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit.

Por në mbledhjen e kësaj të hëne, KLP vendosi me 6 vota pro largimin nga mbledhja të prokurorit Staka.

Sipas KLP, largimi I Vate Stakës nga mbedhja u bë për faktin se duhet pritur pasi mund të ketë ankimime në lidhje me zgjedhjen e tij.