PD sërisht padi ndaj Lleshaj për hedhjen e gazit lotsjellës. Edhe në PS pakënaqësi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dorëzon një tjetër padi kundër Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Policisë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë.

Kërkesë padia është dorëzuar paraditen e sotme në organin e akuzës dhe pritet që Bardhi të ketë një komunikim me mediat pas daljes nga Prokuroria.

Kjo është padia e dytë e PD-së për Lleshaj pas asaj të 20 marsit të këtij vitin për të njëjtën akuzë.
Burime të faktor.al pranë PS thanë se disa anëtarë të kryesisë kanë shprehur pakënaqësi për përdorimin pa kriter dhe të panevojshëm të gazit lot sjellës në protesta, pasi ky është një precedent i rëndë.