Moti në Shqipëri dhe Kosovë, ja si do të jetë koha sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qëndër me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të ifluencojë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

E Hënë 15 Prill 2019

Fillimi i javës dt 15 Prill 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara rreshje shiu të izoluara në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me larësi vale 0,5 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 6/16°C
Zonat e ulëta 8/21°C
Zonat bregdetare 10/20°C
E Hënë 15 Prill 2019
Kosova për ditën e Hënë dt 15 Prill 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C në mëngjes deri në 14°C gradë Celcius në mesditë.
E Martë 16 Prill 2019
E Martë dt 16 Prill 2019 do të fillojë përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore dhe vranësira të pasuara rreshje shiu të izoluara në orët e mesditës në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me larësi vale 0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 6/17°C
Zonat e ulëta 10/22°C
Zonat bregdetare 11/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

more recommended stories