Kush thotë se do të qytetërojë popullin, kërkon të bëjë një krim mbi ta



Nga Indrit Vokshi
/

Malazezët në 1910-1912 i thoshin Europës se Mali i Zi duhet ta pushtojë Shqipërinë që tiu cojë qytetërimin “shqiptarëve të prapambetur”.

Ndërkohë ata kryenin barbari mbi kufomat. Ushtarët iu prisnin veshët, buzët dhe hundën ushtarëve armiq apo civilëve dhe shkonin mburreshin tek komandanti me sa hundë kishin pre. Justifikoheshin “Kjo është tradita jonë kombëtare”. Shqiptarët nuk “e prapambetur” nuk njihen për ketë lloj barbarie.

Edhe sot kanë dalë disa politikanë të tipit Rama-Veliaj të cilët pretendojnë t’i “civilizojnë shqiptarët e prapambetur”. Se ky është popull i prapambetur dhe u dashka të luajnë këta rolin e Zotit e t’i qytetërojnë. A ndërkohë lekun e këtyre të prapambeturve e kanë qejf. E vjedhin. Shqiptarin se duan por lekun e shqiptarit e duan.

Nga ana tjetër këta “elitarët” me zgjuarsinë e tyre kanë shkatërruar Shqipërinë. Vjedhje, banditizëm, punësime në shtet në bazë të servilizmit. Ku është qytetaria këtu? Skanë qytetari për vete ama duan t’iu japin edhe të tjerëve.

Gjithmonë, si në rastin e malazezëve, banditizmi vë maskën e qytetërimit dhe thotë se do t’i qytetërojë të tjerët. Maskë shumë e bukur kjo. Gënjehen hallexhinjt dhe naivët.

Asnjë politikan ska detyrë t’i qytetërojë njerëzit, ngaqë nuk është e qartë se çfarë quhet qytetërim; çka quaj unë qytetërim nuk e quan dikush tjetër. Prandaj politikani duhet të merret vetëm me lirinë, mbrojtjen e pronës, mbrojtjen e jetës dhe mbrojtjen e punës. Kaq. Për tu qytetëuar qytetërohet secili sipas dëshirës.