FAKE MINISTRIA/U emërua nga Besa Shahini, zbulohet plagjiatura e rektorit të ri

Pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, në vend të tij u emërua Benard Dosti, si rektor i përkohshëm i Universitetit të Tiranës.

Por, emërimi i Dostit në këtë post ngjalli shumë reagime, i pari që reagoi ishte ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka, i cili i ripublikoi skandalin e plagjiaturës ku është përfshirë rektori i ri, pasi akuzohet si bashkautor me ish-zv/ministrin e Arsimit, Ervin Demo, i shkarkuar për të njëjtin skandal, Bernard Dosti rezulton me një tjetër plagjiaturë.

Ndërsa, studiuesi Vladimir Kola deklaron se “Financial Crisis Effect on Public Debt in Ëestern Balkans Countries”, me autorë Adela Shera, Ledjon Shahini dhe Bernard Dosti, i publikuar në revistën “Journal of Knoëledge Management, Economics and Information Technology”, 2015, rezulton të jetë plagjiaturë.

Vendimi i minsitres së Arsimit Besa Shahini, për ta emëruar Dostin në krye të Universitetit të Tiranës ka ngjallur frymën e mosbesimit në këtë institucion/faxnews.

Image may contain: text

Image may contain: text

Image may contain: text

Image may contain: text