Çfarë po bën Edi Rama në Katar?

Thonë se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë ka shkuar nga Kroacia në Katar në vizitë “zyrtare”. Aq shumë zyrtare është sa as qeveria e Katarit e as qeveria shqiptare nuk ka një njoftim, as foto e as video. Kryeministri Rama zhduket herë pas here nga vendi. Herë thuhet se takohet me oligarkë, herë me shokë e miq, herë për qejf e herë për kurim. Por ne nuk kemi si ta konfirmojmë se çfarë bën shefi i qeverisë Shqiptare me lekët tona, sepse nuk i paguan nga xhepi, dhe as po sjell investime të huaja.