Vajza e padëshiruar e Steve Jobs jetonte me ndihmën sociale. Pas testit të atësisë paguante US $ 385 në muaj për shpenzimet e saj mujore…

Steve Jobs ishte një nga largpamësit më të mëdhenj të teknologjisë. Patentat e tij novatore ndryshuan rrënjësisht të dhënat në botën e teknologjisë. Dikush do të mendonte që e bija e themeluesit të Apple, kompania e parë që theu barrierën prej një trilion dollarë, do të rritej në një botë të rehatshme. Por realiteti ishte shumë i ndryshëm. Një shtatzëni e padëshiruar. Në vitin 1972, Steve Jobs ishte 17 vjeç dhe shkonte ende në gjimnaz. Një nga shoqet e tij të shkollës ishte Chrisann Brennan. Të dy, atë vit, u afruan mjaft dhe u bënë çift. Ishte një dashuri adoleshente, por sigurisht e rrufeshme. Kur Jobs vitin e ardhshëm vendosi që të shkojë në Portland për të studiuar në Kolegjin “Reed”, i kërkoi të shkonte me të. Por Chrisann, nuk ishte e gatshme për një ndryshim të tillë të madh dhe qëndroi në Kaliforni. Megjithatë, të dy nuk i humbën kontaktet. flisnin shpesh në telefon, dhe çdo herë që takoheshin ishte sikur nuk ishin ndarë kurrë. Kishin një lloj marrëdhënie të lirë, ku asnjëri nuk kërkonte ekskluzivitetin nga tjetri. Thjesht dinin se nuk mund të jepnin një fund përfundimtar për atë që ndjenin. Në vitin 1977 Steve Jobs punësoi Brennan në Apple. Siç pritej, kontakti i tyre i përditshëm i solli përsëri afër. Në Tetor të atij viti, gruaja 23 vjeçare i tha sipërmarrësit të ri se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tij. Jobs reagoi shumë keq. Pas refuzimit për të marrë përgjegjësinë, Chrisann dha dorëheqje nga kompania dhe tashmë ishte e vendosur që t’ia dilte mbanë e vetme. Më 17 Maj 1978, solli në botë një vajzë të shëndetshme. I dha emrin Lisa. Gjatë viteve të para të jetës, Steve Jobs refuzonte kategorikisht se ishte vajza e tij. Kishte përhapur në rrethin e tij se Chrisann flinte me burra të tjerë dhe thjesht ishte fiksuar me të. Madje arriti deri aty sa të pretendonte se ishte steril. Ndërkohë, Brennan rriste Lizën me shumë vështirësi. E larguar nga të sajët dhe pa asnjë ndihmë nga babai i vogëlushes, burimet e saj të vetme ishin paga si pastruese dhe një ndihmë nga shteti. Kur Lisa mbushi tre vjeç, Chrisann vendosi të lëvizë ligjërisht kundër Jobs. Gjykata urdhëroi një test ADN për të qenë të sigurtë se ai ishte babai. Kur dolën rezultatet, të cilat ishin pozitive me një probabilitet 94%, themeluesi i Apple u detyrua të paguante një shumë mujor. Edhe atëherë, Jobs vazhdonte të pohonte se “28% e popullsisë mashkullore të SHBA do mund të ishte babai i Lizës”. Arsyetimi i llogaritjes së kësaj përqindjeje mbetet i panjohur deri tani. Në fillim, Steve Jobs i depozitonte Chrisann $ 385. Pas pak kohe, kjo shumë u rrit në $ 500. Në të njëjtën kohë sipërmarrësi i ri ishte bërë milioner. Marrëdhënia e tij me Lizën pas njohjes. Gjatë viteve, dhe sidomos pas dorëheqjes së tij nga Apple në mesin e viteve 1980, Steve Jobs filloi të rishikojë sjelljen e tij ndaj vajzës së tij më të madhe. Ngadalë filloi të vinte në kontakt me Lizën dhe të zhvillonte një marrëdhënie të ngushtë me të. Në të vërtetë, kur u bë nëntë vjeç, i kërkoi që të merrte mbiemrin e tij. Siç rrëfen në librin e e saj, Lisa Brennan-Jobs, kjo marrëdhënie babai-vajzë ishte në fakt shumë problematike. Jobs nuk e trajtua asnjëherë si të barabartë me fëmijët e tij të tjerë. Për vite, në intervistat që jepte, deklaronte se ishte baba i vetëm tre fëmijëve, të gjithë nga martesa e tij me Lorin Powell. Kur ishte adoleshente, Lisa shkoi për një kohë të shkurtër të jetojë me Jobs dhe familjen e tij. Nëna e saj përballej me probleme serioze mendore dhe financiare dhe nuk mund të kujdesej më për vajzën e saj. Atje, vajza e vogël ndjeu refuzimin në lëkurën e saj. Babai dhe njerka e saj nuk bënin asnjë përpjekje për ta bërë të ndihej si një anëtare e familjes. Në të njëjtën kohë, i kishin vënë një kusht që të rrinte me ta, duhej të mos kishte asnjë kontakt me nënën e saj për gjashtë muaj. Shumë herë vajza ndjjehej se roli i saj i vetëm në shtëpi të kujdesej për vëllezërit e saj të vegjël sa herë që prindërit e tyre duhej mungonin. Momentet që ndante me babain e saj ishin të pakta dhe pa thelb. Jobs shpesh nënvlerësonte vajzën e tij të madhe, duke i thënë se ai nuk kishte aftësi dhe talente. Herë të tjera, Lisa kujton komente të tij që e bënin të ndihej në siklet, pasi kishin nënkuptime shumë të qarta seksuale. Vitet kalonin dhe asgjë nuk dukej të ndryshonte. Babai dhe vajza po ftoheshin gradualisht gjithnjë e më shumë. Madje, kur Lisa u rrit dhe kërkoi të shkonte në Universitet, biznesmeni milioner refuzoi të paguante shkollimin. Sa kohë Steve Jobs ishte gjallë dhe i shëndetshëm, marrëdhëniet e tyre mbetën të ftohta. Gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, kur tashmë e dinte se nuk i mbetej shumë kohë, thirri vajzën për të folur me të. “Dua të të them diçka. Nuk kishe faj”, i rrëfeu duke qarë. “Sikur të kishte një udhëzues. Sikur të isha më i ditur. Por ti nuk kishe faj. Dua të dish se nuk kishe faj për asgjë” Kur Lisa u larguan nga dhoma dhe i’a tha këto fjalë Lauren Powell, ajo u përgjigj thatë se “nuk u beson fjalëve të thëna nga shtrati i vdekjes”. Në vitin 2018, Lisa Brennan-Jobs qarkulloi një libër me titull “Small Fry”, ku rrëfen dhe analizon tërësisht marrëdhëniet me babain e saj. Pretendon se e ka falur plotësisht për çdo gjë.


Ngjarje Nga Historia Botërore.