Mbikalimet në Kukës-Morinë, banorët: Kalonim rrugën me frikë

Prej disa vitesh në aksin rrugor Kukës – Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, mungojnë mbikalimet. Së fundmi kanë nisur të ndërtohen tre të tilla.Banorët e fshatrave në këtë zonë thonë se mbikalimet do të përmbushin nevojat e tyre të përditshme.

“Njerëzit që kanë vdek, është detyryar që të bllokohet autostrada nga të dyja krahët për t’i çuar njerëzit për tek banesa e fundit. Pandaj mbikalimi që po ndërtohet kryen një funksion shumë të madh dhe zgjidh problemin.”

Por mbikalimet e planifikuara janë me konstrukt metalik dhe shkallë, duke e bërë të pamundur lëvizjen e bagëtive nga njëra anë në tjetrën.

“Në lidhje me kalimin e bagëtive është problem, sepse thuajse kjo është e pazgjidhme, vetëm me atë nënkalimin që do bëhet.”

Ndërkohë punimet për dublimin e urave në Kukës-Morin thuajse janë drejt përfundimit .Në fund të proçesit, e gjithë autostrada është parashikuar të rrethohet në dy anët e saj me mbrojtëse metalike e rrjetë.