Rëndësia e FITOTERAPISË, shërim përmes bimëve medicinale

Taraxacum officinale Web. (luledylli)

Përmbajtja: gjethet: Vitamin A, B,C, karotinoide, acide organike, kurse
rrënjët: enzyme, koline, vaj esencial, rreshire, acide yndyrore, lende muculogjenoze, inuline etj.
Dobite kuruese:
– Kundër pezmatit të fshikzës së tëmthit dhe gurëve
– Verdhzës
– mushkrive
– pastron gjakun
– largon ujin e teperte ne organizem (gjethet)
– largojne sekrecionet dhe helmimet (rrenjet)
– kunder kapsit (rrenjet)
– reumatizmit (rrenjet)
– eshte antitumerik (lulet)
– dhe hiperklokemik (lulet)
– shërimin e rrugë urinare

Është bimë shumëvjeçare, nga kërcelli i së cilës del një lëng i bardhë qumështor. Bimën mund ta gjejmë në gjatësi deri në 40 cm. Rrënjët i ka të trasha dhe boshtore, me ngjyrë të verdhë dhe të kaftë, të futura thellë në dhe. Lulet janë me ngjyrë të verdhë që e arrijnë diametrin deri në 4 cm. Luleshurdha gjethet i ka të çara dhe të radhitura në formë rozete. Kjo bimë lulëzon gjatë tërë vitit, e kryesisht gjatë muajve prill-tetor. Është e përhapur në vende me lagështi, në livadhe, buzë rrugëve, në vende të pasura me materie ushqyese etj.
Gjethet e reja të kësaj binte janë mjaft të pasura me vitaminë C, pastaj me kripën natyrore (28%) e cila i neutralizon thartësirat dhe e bën pastrimin e gjakut, prandaj dhe në shumë vende përdoret si sallatë (Francë, -Holandë). Shumë ekspertë botëror gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallat) sidomos atyre që vuajnë nga anemia (pagjakësia) ngase sipas tyre anemia është pasojë e mungesës së kripërave që ndodhen në gjethet e kësaj bime. U preferohet edhe atyre që përdorin ushqim dietal.

Luledylli (e tërë bima) përdoret si pjesë përbërëse e shumë çajeve për prodhimin e ekstrakteve e tinkturave të ndryshme. Është diuretik, tonik dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë. Rrënja e bluar imtë (pasi të thahet) e kësaj bime mund të pihet në vend të kafesë, ka shije të mrekullueshme ndërsa ajo që është më me rëndësi; ndikon pozitivisht te sëmundja e reumatizmit, te gjakderdhjet e ndryshme, te sëmundja nervore, pagjumësia, çrregullimet e shpretkës (lienit), te diabeti (sëmundja e sheqerit). Ndërsa ekstrakti i përgatitur nga rrënja e luleshurdhës përdoret në rastet e çrregullimit të mëlçisë së zezë, rrugëve të tëmblit, për nxitjen e oreksit, për pastrimin e fshikëzës së urinës. Kundër hemorroideve, ekzemave të ndryshme, reumatizmit, sëmundjes së mëlçisë së zezë, çrregullimeve në lukth, gurit në fshikëzën e vrerit (idhëza) etj, përdoret çaji i përgatitur nga bima e thatë.
Indianët e Amerikës Veriore, luleshurdhën e kanë përdorur për çrregullimet e lukthit. Në bazë të disa hulumtimeve shkencore që u kryen në Angli nga Paeri, Rutherfordi, Brauningu dhe Vignali, është vërtetuar se kjo bimë jo vetëm që e forcon lukthin, por shumë mirë ndikon edhe në mëlçi si dhe në tajimin e vrerit. Mjeku dhe shkencëtari francez Leklerk theksonte se të sëmurit nga idhëza që kanë konsumuar çajet, infuzin, etj., të kësaj bime për një kohë të caktuara, gjendjen në fshikëzën e vrerit dhe mëlçi e kanë pasur të rregulluar. Në lëngun e rrënjës dhe gjetheve të kësaj bime ndodhet materia Taraksin e cila ndikon si agjens veprues për tajimin e vrerit. Ndërsa në bimën e thatë ndodhet një materie që ndikon në tajimin më të shpejtë të urinës.L

Sirupi nga luledylli

Mblidhni 300 deri 400 lule të verdha, i pastroni me ujë të ftohtë dhe i lini të qëndrojnë për 24 orë. Të nesërmen shtoni gjysmë litër ujë të vluar e më pas zieni për 20 minuta. Më pas shtoni edhe 1 kg sheqer, dy limonë të copëtuar, zieni edhe për pesë minuta. Kur sirupi ta fitojë ngjyrën e mjaltit, e hiqni nga zjarri, prisni të ftohet dhe e kulloni. Më pas e zieni edhe për dy minuta dhe e vendosni nëpër kavanoz prej qelqi.
Sirupin mundë ta merrni në mëngjes në lukth të thatë nga një lugë supe, dhe mund ta përzieni me çaj të gjelbër, nëse dëshironi ta pastroni organizmin nga helmet e grumbulluara gjatë dimrit.
Është i shëndetshëm edhe kundër astmës dhe bronkitisit.

Një studim i kryer në Universitetin Windsor, Kanada, në Departamentin e Kimisë dhe Biokimisë ka dhënë rezultate të mahnitshme duke ju dhënë shpresë të re pacientëve të prekur nga kanceri.
Shkencëtarët kanë gjetur se rrënja e luledyllit ka efekte edhe më të mira se kimioterapia pasi ajo “vret” plotësisht qelizat e infektuara me kancer. Për më tepër, kjo barishte siguron përfitime të tjera shumë të rëndësishme shëndetësore.
Luledylli vepron si një diuretik, duke ulur kolesterolin, pastruar mëlçinë dhe duke ju ndihmuar me alergjitë. Luledylli është e pasur me vitamina dhe minerale të rëndësishme, duke përfshirë vitaminë C, hekur, kalcium, kalium, vitaminë B6, thiamin, riboflavin, acid folik dhe magnez.
Përveç kësaj, ajo përmban deri në 535% e dozës e kërkuar të vitaminës C dhe 110% e dozës e rekomanduar ditore e vitaminës A. Xhon Di Karlo, një burrë 72 vjeçar ishte personalisht i bindur nga vetitë shëruese të luledyllit. Ai i ishte nënshtruar kimioterapisë intensive dhe “agresive” për të luftuar kancerin, dhe pas tre viteve pa sukses, ai u dërgua në shtëpi për të kaluar ditët e fundit me të dashurit e tij.
Pastaj, Xhoni filloi të pinte çaj nga rrënja e lulerdylli si një përpjekje të fundit për të luftuar kancerin. Sipas prestigjiozes“Natural News”, në vetëm katër muaj, ky njeri kuroi kancerin dhe i mbijetoi sëmundjes.
recetë:
një lugë supe rrënjë të thara dhe të grimcuara vendosen në një enë me ujë të ftoftë (200ml) pastaj nxehen deri sa të vlojnë.Largohen nga vatra dhe lihen për 30 min,pastaj kullohet dhe pihet 3 x në ditë gjatë kohës së ushqimit.

more recommended stories