Sport/Tifozët e Chelseat, kore raciste ndaj Muhamed Salah

Koret raciste të tifozëve të Chelsea kundër Mohamed Salah rikthejn sërisht polemika te cilat po bëjnë xhiron e botës në internet. Në vendin ku u shpik futbolli ka qenë një problem i vazhdueshëm abuzimi dhe parullat diskriminuese, por këtë radhë federata kërkon të reagojë fort.

“Salah është një bombardues”, fjalia që bën një analogji mes pozicionit të futbollistit egjiptian dhe përkatësisë e fesë së tij, ka rikthyer racizmin si aktualitet në Angli, pak kohë pas episodeve diskriminuese nga tifozët e Malit të Zi. Ultrasët nga Ballkani shënjestruan lojtarët me ngjyrë në eliminatoret e Europianit 2020, ndërsa për tifozët e Chelsea, kjo është diçka e përsëritur shumë herë.

Në transfertën europiane ndaj Sllavias së Pragës, ku për Mohamed Salah nuk duhej të flitej fare, mbështetës të Chelsea që fitoi minimalisht të enjten, u bënë protagonistë të koreve raciste. I menjëhershëm ishte reagimi i Chelsea dhe Liverpool që dënuan rastin në fjalë. Skuadra londineze u impenjua gjithashtu për të gjetur fajtorët dhe për t’i privuar ata nga mbështetja e ekipit të bluve.

p.j