Sport/Spaleti kërkon të motivojë lojtarët, poston në Instagram pas 3 muajsh

Në prag të ndeshjes së radhës në Serinë A, atë ndaj Frosinone, trajneri i Interit Luciano Spalletti ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të karikuar skuadrën. Ai nuk postonte në faqen e tij zyrtare “Instagram” që prej janarit, por këtë herë ka thyer tabunë, pasi kërkon të motivojë lojtarët.

“Edhe sot një stërvitje me profesionistë të vërtetë. Ata e dinë që nuk janë ndeshjet e sezonit tjetër ato që na kualifikojnë në Champions. Ju lumtë djema dhe përgjithnjë Forca Inter”, shkruan trajneri Spalletti, duke postuar edhe një foto nga stërvitja.

Inter ndodhet në vendin e tretë në Serinë A, në zonën Champions, shkëputur 5 pikë nga Milani e Atalanta, me pikë të barabarta. Zikaltërit do të luajnë të shtunën në mbrëmje në fushën e Frosinone, që shpreson ende te mbijetesa në kampionat.

p.j