Regjisori Ledio dhe Dj Cherry i “Zonë e lirë” shtrohen të dy në spital. Arjan Çani jep lajmin…

Regjisori i mirënjohur i “Zonë e Lirë”, i njohur ndryshe si “Ledio të Lutem”, thuhet se është shtruar në spital ditët e fundit.

Lajmin e ka dhënë vetë Arian Çani, drejtuesi i emisionit.Çani nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë ka ndodhur me regjisorin e tij që duhet thënë se janë të pandarë prej shumë vitesh.

Më i çuditshëm duket ky lajmërim i Çanit, pasi ai njoftoi që edhe një tjetër personazh i emisionit është shtruar në spital.

Bëhet fjalë për dj Cherrin, i cili edhe ky nuk dihet përse është shtruar në spital.