Çudit gazetari i njohur: U kam kërkuar një pistoletë miqve të mi ministra…


Një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptare dhe padyshim një penë e rëndësishme e opinionit publik, Artur Zheji ka habitur me deklaratën e tij të fundit.

Në emisionin e tij ‘360 gradë’ Zheji ka rrëfyer se mes miqve të tij të shumë, ka pasur edhe shokë nga Ministria e Brendshme, madje edhe vetë ish-ministra.

Ai u shpreh se u ka kërkuar atyre ta pajisin me një pistoletë pasi ndihej i kërcënuar, por askush prej tyre nuk ia dha.

“Unë kam pasur shok ministra të brendshëm, i kam kërkuar një pistoletë për vetëmbrojtje personale, më kapi një moment pasigurie dhe thashe ta mbaj dhe nuk ma dhanë. Nuk e mora dot. Ishte një kohë kur hynin grabitesit dhe vidhnin shumë shtëpi”, tha Zheji të enjten në emision.