Julian Assange, « heroi » i trafikuar

Nga Nezir Kraki/

Sot u mbyll saga e « shpëtimtarit » të njerëzimit dhe idolit të krejt rrymave anti-amerikane në botë, Julian Assange.

Për ata që e idolizuan kjo është humbje e madhe. Për neve që asnjëherë s’i besuam misionit të tij kjo është fitore.

Wikileaks, Julian Assange, Eduard Snowden e plot « humanistë » tjerë kanë qenë dhe janë krijime të super inteligjences ruse në luftën e saj të re pa armatim.

Sot (nëse bëhemi objektivë) jemi dëshmitarë që këta heronj fiktivë në 10 vite veprim në asnjë rast të vetëm nuk e kanë ndihmu rrëzimin e një diktature të vërtetë apo publikimin e ndonjë dokumenti sekret nga Rusia e vende tjera të dyshimta. 100% e veprimeve të tyre kanë pasë në shënjestër Ameriken dhe demokracitë tjera perendimore.

Veç publikimi i emaileve të H. Clinton gjatë fushatës nga Wikileaks mjafton të deshifrohet dora komanduese prapa këtyre palaçove çlirimtarë.

Kam 10 vite që ndiej keqardhje për shumë miq ideologjikisht të majtë të cilët nga nostalgjia anti-imperialiste i bënin Assange, Snowden and Co. figura liridashëse. Edhe në Francë këta gëzojnë mbështetje nga ekstremi i majtë dhe ektremi i djathtë, të dy anti-amerikanë me program dhe pro-rus me financime.

Në vitin 2012 pata shkru këtë status (foto). Sot nuk ia heq asnjë presje.

Nejse….