Gazetarja e njohur habitet sesi Policia nuk e kuptoi që “Hetimi Tatimor” ishte shkrirë 1 javë më parë

Gazetarja Anila Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet si i kupton të gjitha arsyetimet apo mos arsyetimet nga palët, por ajo që nuk arrin të kapërdijë, është sesi ka mundësi që një furgon me mbishkimin “Hetimi Tatimor” lëviz para syve të të gjithëve, kur në realitet Hetimi Tatimor ka 1 javë që është shkrirë dhe nuk ekziston.

Reagimi i Anila Hoxhës:

E kuptoj edhe pergjegjesine e kinezeve. E kuptoj edhe “fajin e kane ata”, e kuptoj edhe ushtrine ne Rinas, edhe heroizmin e policeve qe rrezikuan jeten ne ndjekje te krimineleve grabites. I kuptoj edhe grabitesit ne cfare ” belaje” e kane futur veten, si ti shpenzojne 10 milione euro ne Shqiperi e ku t”i investojne.. Por nje gje nuk kuptoj dhe sma rrok fare mendja. Nuk e kuptoj, kush po flinte teksa nje makine me mbishkrimin ” hetimi tatimor”, kaloi para syve te te gjitheve, ne nje kohe qe Hetimi Tatimor ka nje jave qe u shkri dhe nuk egziston!

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.