Eksploziv me tritol në afërsi të një lokali në Vlorë

Një shpërthim më tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në afërsi të një lokali.

Sipas burimeve shpërthimi ka ndodhur në afërsi të lokalit në pronësi të shtetasit S.Z.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, ndërkohë bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve.