Admir Murataj i vodhi identitetin policit nga Fushë-Kruja, ja kush është…

Admir Murataj, grabitësi i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në Rinas pasi u grabitën 10 milionë euro ka studiuar me detaj dhe maskën sesi do të shfaqej në këtë grabitje. Murataj u shfaq gjatë grabitjes me maskë, syze dhe mjekër.

Murataj i kishte “vjedhur” me maskën e tij pamjen e jashtme një polici në Fushë-Krujë, i cili është Florin Merlika.

Në foton e mëposhtme duken qartë tiparet që janë të njëjta, të maskës së Muratajt dhe policit të Fushë-Krujës, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen.