Kreu i Legalistëve, Axhami kujton Mbretin Zog I, në 58 vjetorin e vdekjes/FOTOT

Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

U mbushen plot 58 vjet qe kur nderroj jete Mbreti ZOG I .
Le te kujtojme me ndere sot kete gjeni ,qe fiset i beri komb dhe kombin e beri shtet .
NMT Zogu I Mbret i shqiptareve.
Krijues i shtetit modern Shqiptar.
Burre shteti i rralle dhe shume dimensional per kombin Shqiptar.
Mbreti ZOG I .
Lindi me 8 Tetor 1895.ne Burgajet -Mat ne keshtjellen e familjes Zogolli,i biri i Xhemal Pashe Zogut dhe Sadije Zogut-Toptanit(Nena mbretereshe me vone.)
Ne moshe te re dergohet per studime ne liceun Francez ne Turqi.
Ne veren e vitit 1912 kthehet nga Turqia ku tashme kishte 8000 mije forca ne kryesimin e parise se Tij.
Me 28 Nentor 1912.Ahmet bej Zogu perfaqeson ne shpalljen e pavaresise krahinat e Matit,Dibres dhe Mirdites.
Pas shpalljes se pavaresise vihet me gjitha format ne mbrotjen e trojeve Shqiptare nga forcat shovinistet serbe.
Ne Mars te vitit 1916 Ahmet bej Zogu therret kongresin kombetar te Elbasanit.
Ne vitin 1919 kur trojet Shqiptare ishin ne prag te copetimit Ahmet bej Zogu i kthehet aktivitetit politik duke u bere pjese aktive kryesore per thirrjen e nje kuvendi Kombetar(Kongresi i Lushnjes)
Ne 1920 merr pjese ne Kongresin e Lushnjes ku ne moshen 25 vjec emerohet Minister i Brendshem.
Ahmet Zogu siguroj zhvillimin e punimeve te Kongresit dhe futjen e qeverise se Sulejman Delvines ne Tirane.
Me 2 Dhjetor te 1922 emeroht kryeminister,ku pavaresisht veshtiresive per here te pare fillon organizimi i shtetit tone.
Ne Qershor te 1924 si rezultat i levizjes bolshevike,Grushtit te Shtetit dhe per te eleminuar gjakderdhjen mes shqiptareve largohet perkohesisht jashte vendit.
Me 24 Dhjetor 1924 me vendim te qeverise dhe me njohje nga Fuqite e Medha Ahmet bej Zogu kthehet ne Shqiperi duke kthyer legjitimitetin e zgjedhjeve te fundvitit 1923.
Triumfi i Legalitetit.
Pikerisht ketu fillon kristalizimi si duhet i shtetit Shqiptare.
Me 6 Janar 1925 Keshilli i Nalte e dekreton kryeminister dhe Minister te Brendshem.
Me 21 Janar 1925 Kuvendi shpall Republiken Shqiptare dhe 10 dite me vone me 31 Janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet Kryetar Shteti.
Me 1 Shtator te 1928 Asambleja Kushtetuese shpall sistemin Monarki Kushtetues Parlamentare te trashigueshme si forme te regjimit ne Shqiperi dhe Ahmet bej Zogun e shpall Mbretin e Shqiptareve.
NMT Zogu I Mbret i Shqiptareve me strategjine,pregatitjen,zgjuaresine dhe shqiptarizmen e vet merr persiper krijimin e shtetit modern Shqiptar nen filozofine zogiste .
Organizimi i pushtetit legjeslativ,ekzekutiv e gjygjesor,Statuti themelor i 1928,kodi civil e tregtare,administrata serioze dhe profesionale,arsim cilesor ,sherbim kulturor social bene te mundur.
Zhvillimin ekonomik,rritjen e mireqenies,siguruan qetesi dhe rend,hapje drejt perendimit qe edhe sot me veshtiredi po arrihet .
Gjate kesaj periudhe modernizimi i shtetit solli shprese dhe civilizim,dinjitet dhe krenari kombetare.
Shqiperia dhe shqiptaret tashme kishin vendin e tyre qe meritonin ne rajon,Europe e me gjere.
Me 27 Prill 1938 Mbreti Zog I martohet me Konteshen Hungareze Geraldina Apponyi.
Me 9 Prill 1939.pasi nuk kishte pranuar kushtet e pushtuesve fashist Italian me vendim te parlamentit Mbreti Zog largohet nga Shqiperia per ne perendim.
Gjate largeses se detyruar gjithmone punoi per pregatitjen e rezistences ndaj pushtuesve dhe per te organizuar qeverine legjitime ne mergim.
Kurdo dhe me kedo qe pati kontakt ne vendet ku kaloi gjate luftes se dyte Boterore Mbreti Zog shprehu shqetesimet dhe ngriti problemet e Shqiperise dhe te shqiptareve.
Ne vitin 1946 me ftese Zyrtare te Mbretit Faruk vendoset ne Egjypt.
Ne vitin 1955 vendoset ne Paris dhe me vone ne Kane.
Gjate gjithe jetes Mbreti Zogu I beri perpjekje maksimale me te gjitha format dhe menyrat diplomatike per te faktorizuat problemet kombetare Shqiptare tashme nen diktaturen komuniste,me nje Kosove dhe Cameri te ngelura padrejtesisht jashte trojeve tona.
Aq e larte ishte figura e Ahmet Zogut dhe aq e ndritur ishte koha e regjimit te Zogut sa per 50 vjet propoganda komuniste nuk pushoi me shpifje monstruoze vetem e vetem nga frika sepse njerezit qe kishin jetuar ne ate kohe e dinin ne heshtje perparesite e atij regjimi ,dhe perbenin potencial per ta kerkuar ate ne fron .
Mbreti Zog nderroi jete me 9 Prill 1961 ne Paris.
Ne 2012 eshtrat e Mbretit u kthyen ne Shqiperi.
Sic shihet me sa tham shkurtimisht,vetem pak nga sa ishte Zogu I Mbret i Shqiptareve,ai mbetet burre shteti i rralle dhe shumedimensional per Kombit Shqiptare.
Krijues i shtetit modern me moton
ATDHEU MBI TE GJITHA.
Historia duhet dhe do flase drejt.

 

Image may contain: one or more people, shoes and crowd

Image may contain: 7 people, people standing and suit

Image may contain: 3 people, people standing, crowd, wedding and outdoor

Image may contain: plant, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, wedding, suit and outdoor

Image may contain: 7 people, people standing, tree, plant and outdoor

Image may contain: 13 people