Traumat muskulare! Ja çfarë duhet të dini më shumë

Traumat muskulare janë një gjendje muskulore jo fort e përshtatshme. Është një dëmtim akut që i ndodh muskulit, në mënyrë direkte ose indirekte., nga faktorë të jashtëm ose jo.
Traumat i klasifikojmë në disa nivele dëmtimesh :
Dhembjet muskulare – dhembjet muskulare janë shumë të shpeshta, të shkaktuara më së shumti në aktivitetet sportive. Dhembja ndihet aty ku muskuli është më i stresuar, zakonisht shoqërohet me inflamacion të fijeve muskulare.
Kontraktura muskulare – irritimi edhe mbingarkesa e një grupi muskulor bën të mundur shfaqjen e dhimbjeve edhe të fortësisë në një pikë të caktuar në gjatësinë e muskulit.
Tërheqja muskulare – në rastet e tërheqjeve muskulare fijet muskulare stresohen edhe zgjaten më shumë seç duhet, por pa këputje të fijeve të brendshme. Këto shkaktohen nga një veprim i nxituar dhe i pakoordinuar në mënyrën e duhur ose nga një sforco e tepruar.
Këputja muskulare – është një zgjatje tej mundësisë së muskulit, e cila shoqërohet me dhimbje të forta edhe me këputje të fijeve muskulare, edhe këto ndodhin nga veprimet e menjëhershme, nga një sforco edhe kur muskulatura nuk është e përgatitur për një veprim me një ngarkesë të tillë.
Ngërçet – janë kontraktime të pavullnetshme të muskujve, të shoqëruara me pamundësi për të relaksuar muskulin. Shkaku i kësaj gjendjeje është pakësimi i gjakut në ato zona, mbledhja e aciditeteve, temperatura e trupit etj.