4 mënyra për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët tanë, kemi kërcyer me një këmbë në mënyrë që ai të dilte ose kemi fjetur në anën e veshit që na është futur uji.

Kjo gjë mund të ndodhë, sidomos pas një dite aktive në det ose një ditë kur ka pasur shumë dallgë, por përtej ditëve të plazhit na ndodh dhe në dush shumë shpesh.

Ndonëse nuk është domosdoshmërish një rrezik i madh për të vizituar mjekun, futja e ujit në vesh mund të jetë e dhimbshme dhe mund të shkaktojë një infeksion.
Sipas Dr Farhad Chowdhury, një mjek në New Jersey, uji i futur brenda veshit tuaj shpesh përzihet me dyllin dhe ngjitet pas tij, duke ju lënë me ndjenjën se veshi juaj është i bllokuar dhe nëse qëndron në një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë më shumë se vetëm siklet.

Më poshtë keni disa mënyra se si ta largoni ujin nga veshi juaj:

Chowdhury rekomandon që të përkulesh në anën që keni veshin e bllokuar dhe ta tërhiqni butësisht. “Duke e tërhequr atë , ju jeni duke manipuluar kanalin e veshit dhe kjo ndihmon vetë daljen e ujit” thotë ai.

Metoda e mbulimit
Ju mund të përdorni dorën tuaj për të krijuar një vakum për të ndihmuar që uji të bjerë nga veshi juaj, thotë Chowdhury. Nxirrni kokën tuaj anash dhe bllokojeni veshin me pëllëmbë.

Një kompresë e ngrohtë
Sipas Chowdhury, nxehtësia nga kompresa do të ndihmojë të shkrijë ujin i cili mund të jetë bashkuar me dyllin. Ky i fundit do të dalë nga veshi duke liruar dhe ujin që mban me vete.

Një recetë popullore:
Përzieni uthullën e mollës me pak alkool dhe përdorni një pikatore si për te hedhur alkoolin borik. Mjaftojnë 3 deri ne 5 pika.