Majlinda Kelmendi nuk mban lotët pas fitores së radhës

Sa herë përmendet emri i Majlinda Kelmendi të gjithëve na sillen nëpër mend momentet kur ajo triumfonte në xhudo dhe lotët e saj, që na emocionin pa fund. Kur flamuri i Republikës së Kosovës u ngritë midis Rusisë, të gjithëve na kapluan ndjenja të papërshkruara! S’ka diskutim që Kosova kurrë nuk ka pasur një sportiste më të madhe se Majlinda, duke qenë e vetmja që ka i ka sjellë Kosovës medalje nga Lojërat Olimpike, dhe ka kthyer sytë e botës nga ne, bashkë me trajnerin e saj Driton Kuka.

Kampionia olimpike në Rio 2016 dhe dy herë kampionia e botës, Majlinda Kelmendi shumëherë ka çuditur edhe botën e sportit në përgjithësi, duke mposhtur kundërshtarët e saj për pak sekonda, dhe duke bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga Kosova e vogël që ka rritur një njeri kaq të madh si ajo.

“E jashtëzakonshmja Majlinda Kelmendi, Kosovës i shkroi historinë”, ishte ky një titull në shumë medie të huaja, duke na bërë të rrënqetheshim nga emocionet.

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro.

Fitorja e Majlindës, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën, nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi shkoi në Rio de Janeiro e renditur si numri një në kategorinë e saj pasi kishte fituar garën prestigjioze të Masterave, dhe e përgatitur ashtu siç di vetëm Driton Kuka ta bëj.

Kelmendi ruajti titullin botërë në 2014-ën. Ajo humbi vetëm dy herë në 2013-ën dhe kishte arritur t’i mundte të gjithë në përballjet e tjera. Mirëpo, nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në “Grand Slam” në Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi.

Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoj një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike. Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë; trajneri i saj Driton Kuka insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.