“I keqi – Hajduti – I shëmtuar”, Tirona Fanatics hapin banderolën denoncuese!

Tifozët e Tiranës kanë shpalosur sot një pankartë e cila marrë vemendjen e të gjithëve. Në Vlorë ku skuadra e tyre luan me Flamurtarin, “Tirona Fanatics” ka arritur fitoren e parë në shkallët e stadiumit.

Ppara fillimit të ndeshjes, “Tirona Fanatics” shpalosi një koreografi, ku shkruhej: “I keqi – Hajduti – I shëmtuar”, dhe përkatësisht sipër këtyre emrave, qëndronin presidenti i Tiranës, Refik Halili, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe ish-arbitrin, Lorenc Jemini.

Kjo banderolë është një formë proteste kundër presidentit të klubit, të cilin shpesh herë e kanë akuzuar se ka shkatërruar skuadrën.