SPORT/Kupa e Shqipërisë njeh 4 gjysëm-finalistët

Tirana ja del te kualifikohet ne gjysmefinale te kupes se Shqiperise ne futboll. Bardheblute edhe pse u munden nga Laci 2-0 siguruan kalimin ne turin tjeter fale fitores 3-0 ne ndeshjen e pare. Ne Lac pritej nje takim i tensionuar pas zhvillimeve te fundjaves ne stadiumin Selman Stermasi te kryeqytetit ne takimin mes ketyre dy skuadrave. Qe ne fillim kurbinasit dhane sinjale se nuk ishin dorezuar por Hasani i Tiranes mund te mbyllte takimin ne minuten e 12 por nuk u tregua i sakte. Por tensioni i takimit ben qe Tirana te gaboje. Karabeci humbet nje top ne mesfushe dhe me pas eshte Shtubina qe realizon per lacianet. Nisja e pjeses se dyte e gjen tiranen te papergatitur dhe Cokaj arrin te shenoje golin qe rihapi sfiden. Deri ne fund vendasit kishin dhe nje rast me Xhixhen por topi u ndal nga shtylla. Keshtu Tirana ne fund mes dritherimash kalon ne gjysmefinale.