Bolt garë me një triçikël, zbuloni kush fiton (VIDEO)

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, gjen kohë edhe të argëtohet tani që është larguar nga sporti i atletikës. Fituesi i 8 medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, ka qenë në Lima të Perusë në një event promocional. Në rrugët e këtij qyteti, ai ka zhvilluar një garë me një triçikël, një garë argëtuese e “show” mes atletit xhamajkan dhe mjetit me 3 rrota. Kanë qenë të shumtë fansat që kanë qëndruar anës “pistës” së improvizuar. Natyrisht që kjo garë nuk pati histori dhe u fitua nga Usain Bolt, që ka treguar se është më i shpejtë se mjeti motorik.