Reshat Arbana, shtrohet në gjëndje të rëndë në spital

Reshat Arbana, aktor i mirënjohur nga publiku shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Arbana është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në pavijonin e Kardiologjisë në spitalin “Nënë Tereza”. Gjendja e tij shëndetësore mendohet se është përkeqësuar për shkak të një sëmundjeje ishemike të zemrës, e quajtur “Angina Pectoris”, raporton Newsbomb.

“Artisti i Popullit” Reshat Arbana, tashmë 85 vjeç, është një ndër njerëzit me kontribute më të mëdha në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Për paraqitjen e spikatur me një galeri të madhe rolesh, ai është shndërruar në një ikonë të artit, ndër aktorët më të dashur dhe më popullorë.

Reshat Arbana ka nisur të interpretojë në filmat shqiptarë që në vitet ’60, duke realizuar mbi 35 role, disa prej tyre të skalitur në kujtesën kolektive