20 vjet nga bombardimet e NATO’s kundër caqeve ushtarake të Serbisë

20 vjet nga bombardimet e NATO’s kundër caqeve ushtarake të Serbisë

Sot bëhen 20 vite që nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet e aeroplanëve të NATO-s kishin filluar në orën 19:45, në këtë orë edhe u lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i ciliatë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Presidenti Clinton.

Sulmet ajrore kishin vazhduar deri më 9 qershor, kur edhe u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila njihet si kapitullimi i kriminelit Milloshevic, ndërsa vetëm dy ditë më vonë forcat serbe filluan të lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike